A do ta kompletojë Presidenti më në fund KQZ-në!?

Përderisa presidenti nuk i emëron anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky institucion është jashtë funksionit. Këtë vlerësim e jep në vazhdimësi kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. 

Zyra për Informim e Presidentit ka thënë për Radio Kosovën se pas pranimit të nominimeve nga grupet parlamentare për anëtarë të KQZ-së dhe verifikimit të dokumentacionit të tyre, Departamenti Ligjor ka vërejtur dokumentacione të pakompletuara te disa prej tyre dhe ka kërkuar dokumentacione shtesë. Në përgjigjen me shkrim nga kjo zyrë thuhet se sapo të kompletohet dokumentacioni, presidenti do t’i dekretojë anëtarët e rinj të KQZ-së.

Radio Kosova merr vesh se një gjë të tillë presidenti Thaçi pritet ta bëjë pas kthimit nga SHBA-ja, ku do të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit. Ajo që mbetet e paqartë deri më tani është nëse presidenti do t’i emërojë edhe propozimet e grupeve parlamentare të formuara pas konstituimit të Kuvendit, apo vetëm propozimet e grupeve parlamentare të dala nga zgjedhjet. Ky në fakt mbetet arsyetimi kryesor i Thaçit për zvarritjen tash e një vit që ia ka bërë mos-funksionalizimit të KQZ-së.

KQZ-ja tash e një vit ka mbetur e bllokuar dhe nuk ka mbajtur asnjëherë mbledhje, ndonëse anëtarët e saj vazhdojnë të marrin paga. Kjo ka bërë që shumë punë të grumbullohen, sikur që janë dhjetëra kërkesa për zëvendësimin e asamblistëve nëpër komuna dhe zëvendësimi i një deputeti të Kuvendit të Kosovës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë