A po i vardiset Haradinaj LDK-së, duke shkuar te varri i Rugovës!?

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj sot në ora 10: 00, do të bëjë homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit të dorëhequr, përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova”, ka njoftuar ZKM’ja.

Ndryshe, Kryesia e LDK’së do të mblidhet sot për të diskutuar dy tema shumë të nxehta. Në këtë mbledhje, do të caktohet mandatari për kryeministër dhe do të diskutohet për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë