Zjarri në pyjet e Amazonës paraqet shqetësim global: Brazili me aeroplanë ushtarakë shuan zjarret

Aeroplanët ushtarakë të Brazilit kanë filluar të hedhin ujë mbi zonat e goditura nga zjarri në rajonin e Amazonës. Këto masa u morën nga qeveria pas reagimeve të shumta ndërkombëtare për mungesën e mbrojtjes së pyjeve, shkruan ‘The Guardian’, transmeton ‘Kabllogrami’.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i autorizoi operacionet ushtarake në shtatë rajone të dielën për t’i luftuar flakët në pyjet e Amazonës, duke iu përgjigjur kërkesave të autoriteteve lokale për ndihmë nga qeveria qendrore.

Në një video të publikuar në internet nga Ministria e Mbrojtjes shihet një aeroplan ushtarak duke hedhur mijëra litra ujë në kohën kur po fluturonte nëpër retë e tymit të krijuar nga zjarret e mëdha.

Reagimi i qeverisë braziliane erdhi pasi liderët botërorë që po marrin pjesë në samitin e grupit G7 shprehën shqetësim të thellë për gjendjen e pyjeve në Amazonë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të dielën se liderët e këtij grupi janë afër arritjes së marrëveshjes për ofrim të ndihmës teknike dhe financiare për vendet e prekura nga zjarret e Amazonës, shkruan “The Guardian”. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë