Albini viziton komandantin në Aqarevë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar Sylejman Selimin në vendlindjen e tij, në Aqarevë. Albini ka thënë se Selimi u lirua me kusht dhe sipas tij, kjo i ngjan shumë gjendjes së vet shtetit të Kosovës, përcjell Kabllogrami.

Në vijim mund ta lexoni të plotë statusin e Albinit në rrjetin social ‘Facebook’:

“Në vendlindjen e tij në Açarevë, sot vizitova gjenerallejtënant Sylejman Selimin. Ai është liruar me kusht nga burgu. Kjo disi i ngjan aq shumë gjendjes së vetë shtetit të Kosovës. Por, Syla është mirë me shëndet dhe fytyra i shkëlqente. Nga Komandant i Zonës Operative të Drenicës të Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së te Komandant i TMK-së e i FSK-së e deri te ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë, kanë kaluar 20 vjet prej se e njoh dhe jemi shokë. Por, veprimtaria e tij është edhe më e hershme: ajo nis me Sylën si bashkëluftëtar i Komandantit legjendar Adem Jashari”. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë