Ambasada gjermane: Brenda një viti u dhanë rreth 13 mijë viza pune për kosovarët

Në mungesë perspektive dhe të vendeve të punës në Kosovë të rinjtë janë orientuar masivisht drejt Evropës. Brenda një viti vetëm Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë i ka lëshuar rreth 13 mijë viza pune për kosovarët. Me viza të tilla qytetarët po pajisen edhe në Ambasadën e Kroacisë, të Sllovenisë etj.

Mungesa e vendeve të punës në Kosovë ka nxitur shumë të rinj që të gjejnë alternativa për punësim në vende të ndryshme të Evropës.

Gjermania është në krye të listës së kërkesave të kosovarëve për punësim, e pasuar nga Kroacia, Sllovenia etj, duke u bazuar në statistikat e pajisjes me viza pune nga ambasadat e shteteve të ndryshme të Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë.

Zyrtarë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë i kanë thënë gazetës “Zëri”, përcjell Gazeta Express, se gjatë vitit 2018 i kanë lëshuar gjithsej 38 mijë viza, prej të cilave 13 mijë për të studiuar ose për të punuar në Gjermani. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë