Lёvizja Vetёvendosje uron pёr festёn e kёrshёndellave

Lëvizja VETËVENDOSJE! uron të gjithë besimtarët dhe shqiptarët e krishterë kudo që ndodhen për festën e Krishtlindjes, thuhet nё njoftimin e LVV-sё, pёrcjell Kabllogrami

Nё postimin nё rrjetin social Facebook tё LVV pёrcillet ky urim:

“Gëzuar Krishtlindjen!

Si ngjarje e triumfit të dashurisë, së mirës, sakrificës dhe bashkëndjesisë për njëri-tjetrin dhe nevojtarët, Kërshëndellat na kujtojnë rëndësinë e angazhimit me dashuri dhe vendosmëri për drejtësi, barazi e mirëqenie.

Barazia e mirëqenia, drejtësia e dinjiteti janë edhe të merituara edhe të arritshme kudo dhe për të gjithë. Përpjekjet e pareshtura janë rruga drejt tyre dhe për to, shtrëngimi i duarve me ata që kanë nevojë dhe ndërmjet vetë nevojtarëve është shtegu jonë i përbashkët.

Historia është e mbushur me ngjarje që frymëzojnë devotshmëri dhe idealizëm, që na udhëzojnë si dje, si sot, ashtu edhe nesër, si fije të lidhura fort në mes të shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes drejt një shoqërie, vendi dhe bote më të mirë.

Tradita jonë kombëtare i ka bërë bashkë besimet e ndryshme, për një vend e shoqëri të drejtë, të barabartë dhe të jetueshme për të gjithë.

Gëzuar Krishtlindjen!” thuhet nё fund tё urimit tё Lёvizjes Vetёvendosje. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë