Thaçi pret që opozita t’i bashkohet pas presionit të ndërkombëtarëve

A do tё jenё Shpendi e Fatmiri me ekipin negociator vetёm paterica tё Thaçit pёr ta legjitimuar tradhёtinё kombёtare me ndarje tё Kosovёs, kjo mbetet tё shihet. Por ajo qё dihet ёshtё se Thaçit i duhet konsenzusi i brendshёm pёr ta shpёrndarё pёrgjegjёsinё pёr marrёveshjen e dёmshme pёr Kosovёn, gjё tё cilёn ia ka ofruar ky ekip negociator me Shpendin e Fatmirin nё krye.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pret nga partitë opozitare t’i bashkohen dialogut dhe se mesazhet e ndërkombëtarëve për këto parti janë të qarta. Ai thotё se e veçanta e vitit që po lëmë pas ka qenë krijimi i një momentumi të ri ndërkombëtar për mbylljen e çështjeve të hapura në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Përveçse ka treguar obsesionimin që ka pasur vitin e kaluar për një “momentum” për marrëveshjen me Serbinë, Thaçi thotë se këtë vit pret që një marrëveshje paqësore me Serbinë që do ta sjellë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe njohjen nga Serbia është ambicia kryesore për vitin 2019.

Por, tё gjithё tashmё e njohin Thaçin si personazh qё nuk i mban premtimet e zotimet e tij.

Ndërsa, Thaçi thotë se presioni i ndërkombëtarqëve ka filluar të shihet te partitë opozitare, që sipas tij, po përafrohen me qëndrime rreth dialogut.

“Edhe bashkësia ndërkombëtare ka filluar të jetë më e qartë në mesazhet e saj. Kjo po reflektohet edhe në qëndrimet e partive politike kosovare, më saktësisht në përafrimin e qëndrimeve të partive politike për dialogun”, është shprehur Thaçi.

“Në takimet e delegacionit shtetëror për dialogun janë të ftuar edhe përfaqësuesit e partive opozitare. Uroj që edhe partitë opozitare së shpejti ta marrin rolin që u takon në këtë proces të rëndësishëm dhe historik për Kosovën”, ka thënë ai në një intervistë për Epoken e Re.

Ndryshe, në ekipin negociator të formuar përmes një rezolute që mezi ka kaluar në Kuvedin e Kosovës, është bashkuar edhe Partia Socialdemokrate, si e vetmja nga opozita.

Kryetari i saj, Shpend Ahmeti, do të jetë bashkëkryesues me Fatmir Limajn në një delegacion të përbërë nga partnerët qeveritar. Por a do tё jenё kёta tё fundit vetёm paterica tё Thaçit pёr ta legjitimuar tradhёtinё kombёtare me ndarje tё Kosovёs, kjo mbetet tё shihet. Por ajo qё dihet ёshtё se Thaçit i duhet konsenzusi i brendshёm pёr ta shpёrndarё pёrgjegjёsinё pёr marrёveshjen e dёmshme pёr Kosovёn, gjё tё cilёn ia ka ofruar ky ekip negociator me Shpendin e Fatmirin nё krye.

Nuk dihet se cili do të jetë roli i tyre dhe pesha qё do tё kenё nё dialog, pasi BE-ja njeh vetёm Thaçin si të vetmin negociator me presidentin serb Aleksander Vuciq. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë