Ambasadori gjerman: Urime ditëlindjen Kosovë
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka uruar qytetarët e Kosovës për 11 vjetorin e Pavarësisë, duke thënë se Gjermania do të vazhdojë të ecë me ju, raporton Kabllogrami.
Edhe Ambasadori gjerman në Republikën e Kosovës ka uruar Kosovën në ditën e saj të pavarësisë. Ai përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook ka thënë se Gjermania do ta mbështesë Kosovën gjatë rrugëtimit të saj.
“Mirëmëngjesi dhe urime ditëlindjen Kosovë. Qielli i kaltër përmbi Prishtinë, gjatë zhvillimit të ceremonive. Populli i Kosovës ka kaluar nëpër një rrugë të gjatë dhe ka ende për të kaluar. Gjermania është me ju dhe do të vazhdojë të ecë së bashku me ju”, ka thënë amabasadori gjerman. /©Kabllogrami/