Amerika i dhuroi 20 autoblinda Kosovës, 48 Serbisë (Foto/Video)

ShBA-të kanë bërë një donacion për FSK-n duke dhuruar 20 automjete të blinduara “Humvee”në prag të krijimit të Ushtrisë, që u vlerësua si gjest shumë i mirëpritur nga qytetarët e Kosovës dhe një rikonfirmim se SHBA-të mbesin aleat i denjë i Kosovës, shkruan Kabllogrami

Gjithashtu, siç shkruan ‘Gazeta e re’ të njëjtat automjete të blinduara, plus me mundësi montimi të armës së rëndë gjuajtëse në kulm të autoblindit, SHBA-të vitin e kaluar ja kanë dhuruar edhe ushtrisë serbe, dhe atë 48 autoblinda të tillë, ku në përurimin e këtyre makinave ishte prezent edhe vet presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Vuçiç në ceremoninë e pranimit të 48 autoblindave falënderoi SHBA-të në prani të ambasadorit të tyre në Beograd Kyle Scott, raporton gazetaere.com

Më poshtë mund t’i shihni me foto e video që ka përzgjedh Gazeta e Re nga ngjarja e para një viti, kur Vuçiq pranoi donacionin amerikan:

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë