Përfundon në barazim pjesa e parë: Liverpool 1:1 Man.Utd.

Në një lojë shumë dinamike dhe të bukur për sy në ndeshjen që po zhvillohet direkt në “Anfield”, Liverpooli ka shënuar golin e parë në ndeshje ndaj Manchester Unitedit në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë, raporton Kabllogrami.

Pas një dominimi të vazhdueshëm nga djelmoshat e Jurgen Klopp, Sadio Mane shënoi për 1-0 në minutën e 24’.

Pa kaluar 10 minuta nga goli i Sane, Manchester United ka  barazuar rezultatin. Ishte Jesse Lingard që shënoi për 1-1në minutën e 33′ pas një gabimi të portierit Alisson Becker. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë