BE zbutë fjalët, por kinse kompromis ofron diçka edhe më poshtëruese për Kosovën

BE i ka dërguar një letër Haradinajt ku thuhet se nëse suspendoni deri të hënën tarifën ndaj Serbisë, ne ofrojmë zëvendësimin e emërtimit UNMIK me Kosovo* (me yll). Paradoksi i këtij poshtërimi që i bëhet Kosovës përmes kësaj kërkese nuk do fare koment, shkruan sot Kabllogrami

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini, Komisionerja për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn në një letër të përbashkët drejtuar Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, “ofrojnë opsion” për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë.

Në shikim të parë duket se BE ofron një kompromis, dhe të jep bindjen se taksa kundër Serbisë po arrin efektet e saj. Por jo, në vend të fjalës UNMIK ofrohet fjala Kosovo* (me yll), që njëherit shpreh cinizën dhe tendencë për ta poshtëruar akoma më shumë popullin e Kosovës me “yllin” lart që ja vunë në shpinë  Kosovës, si barrë të rëndë poshtëruese Hashim Thaçi me Edita Tahirin.

Ofrojnë që emërimi “UNMIK” në CEFTA të zëvendësohet me “Kosova*”. Dhe për kosovarët budallenjë që janë ngrehë për hunde qe 10 vjet nga bashkësia ndërkombëtare ashtu siç u kanë diktuar atyre epshet sadiste, me këtë të “mirë” që po na bëjkan, ne po u dashka si shenjë e vullnetit të mirë, para të hënës 17 dhjetor, kur në Bruksel zhvillohet takimi i Këshillit të MSA-së, Kosova përkohësisht të suspendojë zbatimin e vendimit për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Nëse Haradinaj bie pre e këtij poshtërimi, atëherë është me të vërtetë qenka budalla. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë