‘Apple’ ka ulur çmimet e ‘iPhone’-ve në Kinë: Një “XR” blihet për 118 dollarë

Një numër dyqanesh elektronike në Kinë i kanë ulur çmimet e “iPhone”-ve këtë javë, pasi “Apple” u alarmua për nivelin e ulët të shitjeve të “smartphone”-ve të saj, në këtë vend dhe si pasojë e kësaj edhe rënien e madhe të fitimeve të saj.

Uljet, aq të ndjeshme sa shkojnë në 118 dollarë për një “iPhone XR” me 64 gigabyte memorie, është shenja e fundit se shitjet e dobëta të “Apple” gjatë sezonit festiv në Kinë mund të jenë shtrirë deri në tremujorin e tanishëm.

Zbritja e çmimit të “iPhone”-ve nga shitësit kinezë nisi këto ditë, me të paktën 6 oferta të forta promovuese për fundjavën, sipas verifikimeve të bëra nga “Reuters”.

Por, duhet pasur parasysh se edhe lufta tregtare mes Kines dhe SHBA-ve që pas ardhjes së Trump si president, ka bërë të veten, duke zgjuar ndjenjën nacionale te kinezët për t’i shfrytëzuar smartphone-t që prodhojnë vet, të cilët së fundmi kanë ngritur bukur shumë cilësinë, deri aty sa dallojnë shumë pak ose aspak me Apple.

“Apple” nuk iu përgjigj kërkeses për komente. Çmimet për “iPhone” të shitur përmes faqes së saj kineze mbeten të pandryshuara. Uljet e çmimit nuk janë të rralla në raste të tilla tregtare, si “Dita e beqarëve” në nëntor, por këto të fundit konsiderohen të pazakonta, duke qenë se lidhen me modelet më të reja të “Apple”-it, XS dhe XR, të hedhura në treg vetëm disa muaj më parë.

Mo Jia, eksperte e industrisë së telefonëve “të zgjuar” në Kinë beson se, çmimet i ka ulur vet “Apple”, ose zbritjet mund t’i kenë bërë shpërndarësit, me qëllimin të lëvizin sa më shumë njesi. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë