Basketboll: Prishtina sot në kryeqytet luan për FIBA Europe Cup

Klubi i Basketbollit nga kryeqyteti Z Mobile Prishtina sot (të mërkurën) do ta ketë ndeshjen e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup ndaj kampionit të shumëfishtë hungarez Szolnoki Olaj, njofton Kabllogrami.

Prishtina që tashmë luan në raundin e dytë të kësaj gare të madhe ndërkombëtare në ndeshjen e parë humbi në Gjermani dhe tashmë është pikërisht momenti i duhur për tu kthyer me një fitore eventuale ndaj ekipit hungarez.

Plisat kanë premtuar atmosferë sikur asnjëherë më parë në këtë vit dhe salla pritet të jetë plotë e përplot me tifozë në mbështetje të Prishtinës e cila pritet të luftojë deri në momentet e fundit edhe në raundin e dytë.

Ndeshja luhet sot (e mërkurë) në ora 19:00 në Prishtinë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë