Kosova fiton bindshёm ndaj Azerbejxhanit me rezultat 4:0

Foto: Reuters

Sapo ka pёrfunduar ndeshja e xhiros sё fundit nё grupin C, liga D, ndёrmjet Kosovёs dhe Azerbejxhanit, me fitore tё thellё tё Kosovёs me rezultat 4:0, raporton Kabllogrami

Kosova e nisi mirё ndeshjen futbollistike kundёr Azerbajxhanin pasi që arriti të shënoi qysh në minutën e dytë të takimit.

Një asist i Kolollit dhe një goditje maestrale e Zenelit në këndin e djathtë të portës bën që Kosova të kaloi e para në epërsi qysh nё nisje tё takimit.

Pas golit Kosova arriti që ta kontrollojë shumë mirë pjesёn e parё tё takimit.

Azerbajxhani rastin më të mirë e pati në minutën e 40’të por Muriçi bëri një pritje fenomenale.

Pёrkundёr pёrpjekjeve pёr posedim tё topit tё lojtarёve tё Azerbajxhanit, Kosova arriti ta administronte si duhet pjesёn e parё tё takimit që nga fillimi i saj.

Kosova arriti tё shёnojё edhe golin e dytё me tё filluar pjesa e dytё e takimit, konkretisht, shёnoi Arbёr Zeneli pas njё asistimi tё Vedat Muriqit nё minutёn e 50 tё takimit.

Kosova ishte e furishme edhe nё vazhdim tё pjesёs sё dytё tё takimit duke shёnuar edhe golin e tretё. Golin e shёnoi mbrojtёsi Rrahmani nё minutёn e 61, pas njё asistimi tё Benjamin Kolollit.

Pokeri i Kosovёs ndaj Azerbejxhanit u arrit nё minutёn e 76 tё takimit kur shёnoi Arbёr Zeneli njё gol tё bukur, pas njё asistimi tё Hekuran Kryeziut. Lojё e mrekullueshme e Arbёr Zenelit i cili nё kёtё ndeshje arriti tё shёnojё het-trikun e parё pёr pёrfaqёsuesen e Kosovёs.

Tashmё Kosova arriti sukses historik duke fituar grupin C tё Ligёs D dhe do tё shkojё nё kualifikime pёr Kampionatin Evropian tё Futbollit 2020, ku do tё takohet me Maqedoninё, nё fushёn e kёsaj tё fundit. /©kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë