BE-ja me strategji kundёr  lajmeve të rreme: Shkaku, zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Zyrtarët e BE-së kanë kërkuar nga kompanitë e internetit si Google, Facebook dhe Twitter që të dorëzojnë raporte mujore mbi ecurinë e fushatës së “lajmit të rremë” nga platformat e tyre përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian vitin e ardhshëm, bёn tё ditur Kabllogrami

Përfaqësuesit e komitetit ekzekutiv të BE-së sot paraqitën masa që janë pjesë e një plani veprimi për të luftuar dezinformata, derisa Parlamenti Evropian voton pranverën e ardhshme, raporton AP.

Kompanitë e listuara pritet të dorëzojnë raporte nga janari deri në maj, kur do të zhvillohen zgjedhjet për PE, përkatësisht kur do të zgjidhen 705 deputetë të këtij institucioni, transmeton KP.

Në takimin e sotëm, Komisioni përvijoi Rusinë, të cilën e përshkroi si “burim i përhapjes së lajmeve të rreme” në Evropë.

Kompanitë Google, Facebook, Twitter dhe Mozilla kanë nënshkruar një marrëveshje me BE për të luftuar dezinfomatat, dhe sipas kërkesës së fundit të komisionit, ata duhet të informohen se zbatojnë detyrimet e përcaktuara me kod.

Deri tani, Google ka shtrënguar kontrollin mbi kërkesën për publikimin e reklamave politike, në bazë të të cilave mund të kërkojë informacione që i paguan ato, dhe e njëjta gjë është bërë edhe nga Facebook në Britani të Madhe. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë