Bëhet publik imazhi autorit të masakrës së sotme në Zagreb që vrau të paktën 6 persona

Mediat kroate kanë publikuar fotografinë e autorit të masakrës së sotme në Zagreb, e cila është më e rënda në Kroaci që pas pavarësisë si shtet.

Emri i tij është Igor Nadj, 36 vjeç, taksist nga Vukovari, i cili gjithashtu kreu vetëvrasje disa orë më pas, shkruan Jutrarnji.hr, përcjell Gazeta Express.

Viktima të kësaj vrasje makabre janë tre gra, dy burra dhe një fëmijë i moshës 10 vjeç.

Deri tani motivet janë ende të pa konfirmuara, por dyshohet se gjithçka është e lidhur me xhelozinë, në të cilën përfshihet edhe e dashura e autorit, Maya dhe foshnja e saj dy muajshe, e cila është e mbijetuara e vetme e masakrës.

Siç shkruajnë mediat kroate, autori i vrasjeve ka qenë gjithmonë nën vëzhgim nga autoritetet e drejtësisë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë