Çka ndodh nëse Greqia nuk e ratifikon marrëveshjen e Prespës?

Eksperti i së drejtës kushtetuese dhe ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni, Trendafil Ivanovski, thotë se me votimin e djeshëm në Kuvend sa i përket vendit të tij – tashmë Maqedonisë Veriore, ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi. Ai shprehet se nuk ka nevojë për pritjen e nënshkrimit të Presidentit të Maqedonisë, e as për ndonjë procedurë tjetër shtesë, transmeton Kabllogrami.

Por ajo që më së shumti po u intereson qytetarëve të vendit të tij është se çdo të ndodh nëse Greqia nuk e ratifikon marrëveshjen e Prespës?

Tani vijon ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës në parlamentin grek – një proces për të cilin Ivanovski beson se do të bëhet me sukses. Në të kundërtën gjithçka kthehet siç ka qenë, siç edhe parashikohet me ligjin kushtetues.

“Kjo do të thotë se marrëveshja nuk është miratuar, që do të thotë se as ndryshimet kushtetuese nuk janë miratuar, apo amendamentet kushtetuese nuk janë miratuar, pra shpallen nule – të pavlefshme, sepse të gjithë ato ishin në funksion të amendamentit 33, dhe ai ishte për ndryshimin e emrit të shtetit”, pohoi Trendavil Ivanovski, ekspert i së drejtës kushtetuese. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë