CNN evakuohet pas alarmit për bombë

Punonjësit e rrjetit televiziv amerikan CNN janë evakuuar për shkak të një alarmi për bombë, mirëpo pas kontrollit nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes, raportojnё mediat botёrore, pёrcjell Kabllogrami

Rreth orës 22:30 të së enjtës, alarmet e sigurisë u aktivizuan si shenjë e evakuimit të menjëhershëm.

Rrjeti televiziv transmetoi vetëm emisione të cilat ishin përgatitur më herët.

Policia më pas njoftoi personeli se mund të kthehet në vendin e punës.

Evakuimi i së enjtës, ndodhi disa javë pasi në adresë të këtij rrjeti kishte arritur një pako me bombë, gjë që detyroi evakuimin e personelit. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë