Daçiq nxehet me Haradinajn: Editorialin ia shkroi dikush tjetër, nuk është i lapsit ai

Ministri i jashtёm i Serbisё Ivica Daçiq, bёn atё qё di mё sё miri. Paradokohe, derisa kishin filluar njё luftё verbale me Kroacinё, tha atё shprehjen e famshme: “Reciprociteti ёshtё nёna e diplomacisё”. Nga ky nocion Kosova do tё duhej tё mёsonte mё sё shumti. Derisa nё reciprocitetin e Daçiqit, nuk mungojnё as shpifjet, as ofendimet, e pёr gёnjeshtrat e tij “ndёr sy” tashmё e njeh e tёrё bota politike e diplomatike. Nё Serbi, vetё serbёt e njohin pёr gёnjeshtar patologjik, madje bёjnё shumё shaka pёr kёto veti tё tij. E njohin mirё edhe vendet e rajonit e edhe Kosova qё vuajtёn shumё nga tragjeditё qё sollёn rrenat serbe, shkruan Kabllogami.

Mbase duke mos pasur ku tё kapen, nё pretendimet hegjemoniste pёr zgjerim territorial nё dёm tё popujve e kulturave nё fqinjёsi, Dobrica Qosiq, i njohur si “Ati i popullit serb” lansoi atё shprehjen e famshme: “Gёnjeshtra ёshtё patriotizmi mё i madh pёr ne serbёt – na ka shpёtuar plot herё nё histori”. Paradigmё kjo, qё s’po mund tё hiqet kurrё nga mendёsia serbe. Ky Daçiqi i ngratё bashkё me Vuçiqin (e as ata qё pёrbёjnё sot opozitёn serbe nuk janё pёr ndonjё lavdatё), s’po mund tё lirohen nga mendёsia profashiste e destruktive ndaj fqinjёve, ashtu siç i kishin mёsuar baballarёt e tyre, Millosheviqi e Shesheli, shkruan Kabllogrami.

Një editorial i kryeministrit kosovar në ‘Washington Post’, ku i drejtohen shumë kritika Serbisë, ka menjёherё ka acaruar ministrin e Jashtëm të shtetit serb, Ivica Daciq.

Madje, Daciq është lëshuar edhe në ofendime ndaj kryeministrit kosovar, duke thënë se ai nuk është njeri i lapsit, transmeton Kabllogrami.

RTS citon Daciq-in të ketë thënë se nuk beson se një editorial të tillë e ka shkruajtur vetë Haradinaj, duke e akuzuar më pas se po reagon ndaj Serbisë për t’u arsyetuar ‘që ka rënë në baltë’.

“Lapsi nuk është armë me të cilën shërbehet ai.  Ia ka shkruar dikush editorialin”, ka thënë ish-kryeministri serb, Daciq.

Ndërkohë, i pyetur rreth akuzave të Haradinajt se Serbia me përkrahjen e Rusisë ia ka ofruar Kosovës si opsion tё marrёveshjes – ndarjen e saj, Daciqi duke mos ditur ç’tё thotё  i është kthyer me ofendime tjera Haradinajt pёr tё kaluarёn e tij:

“Ai udhëhoqi UÇK-në dhe vrau njerëz, është në liri për shkak të mungesës së dëshmitarëve të cilët në ndërkohë i ka vrarë” tha ‘Sloba i vogёl’.

E Daçiqi bashkё me Vuçiqin, sot, do tё duhej tё ishin pikёrisht vet ata nё burgje tё gjata, si pjesё aktive e makinerisё gjenocidiale serbe qё masakruan nё mёnyrёn mё barbare gra, fёmijё e pleq, por jo kjo s’ndodhi, sepse ne e kemi njё lider qё i ka faktorizuar ata, pёr mё tepёr i ka hyrё valles sё tyre pёr ta copёtuar Kosovёn, shkruan Kabllogrami.

Sidoqoftë, kryeministri Haradinaj dje në një editorial për gazetën prestigjioze amerikane kritikoi ashpër përkrahësit e idesë së korrigjimit të kufirit, me theks të veçantë presidentin Thaçi, e më pas edhe Serbinë si sponsorizues të kësaj marrëveshjeje që, sipas Haradinajt, do ta destabilizonte Ballkanin. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë