Daçiqi paska zbuluar diçka: Në jug të Mitrovicës është grumbulluar armatim! 

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar pёr RTS se Serbia ka prova të qarta se Forcat Policore të Kosovës sot kanë dërguar armë dhe municion në jug të Mitrovicës, dhe gjithashtu ka rikujtuar garancinë e KFOR-it në lidhje me hyrjen e çfarëdo force të armatosur të Kosovës në veri të Kosovës, transmeton Kabllogrami

Shefi i diplomacisë serbe tha se “sot kishte një deklaratë nga KFOR-i se nuk ka pasur lëvizje [të forcave policore të Kosovës], kurse Vuçiq tha se kishte. Është e vërtetë që nuk ka pasur lëvizje në veri, por çfarë kërkonin forcat në jug të Mitrovicës, ku ata kanë sjellë armë dhe municione, për çfarë ne kemi dëshmi të qarta? Pse erdhën aty? Çfarë është ky demonstrim? “, tha Daçiq në televizionin shtetëror serb RTS, pёrcjell Kabllogrami

“Ne shqyrtojmë çdo informacion që vjen këtu dhe shumë seriozisht paralajmërojmë të gjithë – detyra e pranisë ndërkombëtare është për të parandaluar masa të këtilla të Kosovës në fushën ekonomike, por edhe për të parandaluar çdo destabilizimin. Prandaj, mos e provokoni Serbinë”, tha ai.

Ndёrsa, lidhur me raportimet e sotme në media që në qytetin e Mitrovicës ka pasur masa të shtuara të Policisë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë sot për Telegrafin se në Mitrovicë nuk ka pasur asnjë aktivitet të jashtëzakonshëm dhe se patrullimet policore janë rutinë e rregullt e tyre./©kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë