Sa paguhen ambasadorët e Kosovës, pa shtesat për shkollimin e fëmijëve, qiratë e banimit …

Edhe ambasadorëve të Republikës së Kosovës dhe stafit tjetër diplomatik e kosullor të cilët do të paguhen nga shteti i Kosovës, pritet që t’u nivelohen pagat konform ligjit mbi pagat. Kjo sipas një propozimi të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, ku ambasadorët brenda një muaji do të marrin hiç më pak se 1 mijë e 254 euro.

Koeficienti i tyre 5.25 bën që ambasadorët ta kenë një pagë të tillë mujore. Por, përgjysmë më pak pagë mujore marrin sekretarët e parë të ambasadave. Me koeficient prej 2.65 ata brenda një muaji marrin 633 euro, shkruan Gazeta Blic. Pagë të njëjtë merr edhe konsulli me sekretarët e parë të ambasadave. E një zëvendës konsull që ka koeficient 2.6, merr pagë mujore prej 621 eurosh.

Ndërsa, për dallim nga sekretari i parë i ambasadës që ka pagë prej 633 euro, sekretari i dytë, pagë mujore merr 621 euro. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë