Disa nga ngjarjet dhe aktivitetet publike e zyrtare që pritet të ndodhin sot në Kosovë

Presidenti i likës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou. Takimi mbahet në Kabinetin e Presidentit, me fillim në ora 9:00.

Bëhet lansimi zyrtar i Koalicionit të Kosovës për Pajtim. Ky aktivitet do të mbahet në shtëpinë e Evropës, me fillim në ora 10:00.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston ish-drejtorin Teknik në Telekom, Mehdi Latifaj, zyrtarin ligjor, Sabaudin Ramaxhiku dhe menaxherin e Produkteve, Nysret Jashanica. Intervista mbahet në ndërtesën e Kuvendit, salla C 203, me fillim në ora 09:00

Ministri i Punëve të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa raporton para Komisionit për Punë të Brendshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 10:00)

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala mban konferencë. (Pallati i Drejtësisë në Hajvali, objekti B, ora 10:30)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës Rinore në Pjetërshtan. (Pjetërshtan, ora 11:00)

Kryetarit i komunës së Rahovecit do të prezantojë para qytetarëve raportin e punës së tij për periudhën janar-qershor 2019. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:00)

Promovimi i strategjisë rajonale për sigurinë dhe shëndetin në punë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

Absolventët e Departamentit të Gazetarisë të UP-së, do të shënojnë diplomimin e tyre simbolikisht duke mbjellë drunjë në kampusin e UP-së. (Oborri brenda Fakultetit të Filologjisë, ora 11:00)

Youth Initiative for Human Rights – Kosovë bashkë me aktivistë i përkujtojnë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Mbahet ceremonia e fillimit të projektit “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë”. (Restorant “Rron” në Veternik, ora 18:30)

Fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Ora 19:00)
Shoqata “Jakova” mban akademi nderi për shkrimtarin Rexhep Hoxha. (Parku Kulturor “Ali Podrimja”, ora 20:00). /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë