Mikaela Shiffrin e pa arritshme sivjet në skijim alpin

Skitarja amerikane është duke shkëlqyer këtë sezon dhe është e pakonkurencë në garat e sivjetme të kampionatit botëror në skijim alpin, transmeton Kabllogrami.

Skitarja amerikane, Mikaela Shiffrin, ka konfirmuar statusin e saj si një prej yjeve sportive më dominuese në botë, duke shënuar fitoren e nëntë të stinorit në Kupën e Botës në skijim alpin. Ajo triumfoi të shtunën në garën e sllallomit në Zagreb.

Për 23-vjeçaren ishte fitorja e pestë në sllallom këtë stinor dhe e shtata në nëntë garat e saj të fundit në përgjithësi. Ajo ka arritur në shifrën e 52 fitoreve në Kupën e Botës në skijim alpin.

Amerikania tjetër, Lindsey Vonn kryeson me 82 fitore në gara të Kupës së Botës, mirëpo ajo ende nuk ka startuar mirë në këtë stinor që pritet të jetë stinori i fundit për të. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë