Drejtësia Ruse e dënon me 6 vjet burg “dëshmitarin e Jehovait”

Një gjykatë në Rusi ka shpallur fajtor për ekstremizëm një anëtar të grupit fetar Dëshmitarët e Jehovait. Gjykata e dënoi atë me 6 vjet burgim.

Në anën tjetër, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë rastin e danezit, Dennis Christensen, si test për liritë fetare në Rusi, e vendimi i fundit i gjykatës padyshim se do t’i përkeqësojë raportet mes Lindjes dhe Perëndimit.

E, Christensen, ndryshe anëtari i parë i Dëshmitarëve të Jehovait që u arrestua nën akuza për ekstremizëm në Rusi, i ka mohuar akuzat.

Më shumë se 100 raste janë hapur kundër anëtarëve të Dëshmitarëve të Jehovait dhe disa të tjerëve në Rusi kohëve të fundit. Të gjitha botimet e literatura e tyre është vendosur në listën e literaturës së ndaluar.

Ҫpo pretendon politika ruse që kontrollon drejtësinë në vend, lidhur me rastet e besimit fetar dhe lirisë së të shprehurit, mbase dyshimet i bazojnë në veprimtari spiunazhi dhe përpjekje për destabilizim të vendit. Ku i dihet! /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë