Kosnett në Twitter: Të dënuarit për krime lufte, nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar pas konfirmimit se ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi është emëruar si këshilltar i kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Ai ka reaguar kundër emërimit të Sylejman Selimit këshilltar i kryeministrit Haradinaj. Kosnett nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ka shkruar se të dënuarit për krime lufte, nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës.
“Të dënuarit për krime lufte në Kosovë nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës. Udhëheqësit e të gjitha institucioneve duhet të ndalojnë mbështetjen ndaj individëve të tillë. Një mbështetje e tillë vë në dyshim angazhimin e Kosovë në sundimin e ligjit. I kënaqur për të parë reagimet e komuniteteve për këtë temë”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Emërimin si këshilltar i Haradinajt, e kishte konfirmuar vetë Sylejman Selimi para disa ditësh. /©Kabllogrami/