Dronët shpëtimtar edhe pёr njerëzit e ngujuar në ndërtesa të larta
Dronët në të ardhmen do të mund tё përdoren për shpëtimin e njerëzve të cilët mund tё mbetsin të ngujuar në ndërtesa me lartësi të mëdha pёr shkak tё zjarrit, bёn tё ditur Kabllogrami.
Këta dronë do ta hapnin një rrjetë në ajër, në të cilën mund të kërcejnë njerëzit e rrezikuar nga zjarri. Kompania “Net Guard Drones” thotë se lokacioni i zjarrit mund të përcaktohet përmes sistemit GPS.
Kur droni të afrohet tek vatra e zjarrit, një rrjetë e gjerë disa metra do të shpaloset dhe një person mund të kërcejë në të nga një lartësi relativisht e vogël, pa u lënduar fare. Rrjeta ndërtohet nga materiali i quajtur “poluretan”, që është mjaftueshëm i fortë për ta bartur trupin e një personi të rritur. Droni ka mundësi që të qëndrojë në pozitën e duhur, kur i shpëtuari ka nevojë të kërcejë.
Ky projekt është krijuar nga gjashtë studentë të Universitetit Politeknik të Guangdongut dhe së fundi e ka fituar një çmim për dizajnin dhe konceptin më të mirë. “Ne jemi duke bërë vazhdimisht kërkime për koncepte të dronëve. Ne jemi më tepër të interesuar që të zhvillojmë dronë nga të cilët përfiton e tërë shoqëria”, thanë krijuesit e këtij koncepti të dronëve, shkruan “Daily Mail”. /©Kabllogrami/