Dua Lipa bën publike imazhe nga xhirimet e videoklipit të ri /foto/

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Prishtina që jeton e vepron në Londër, Dua Lipa, ka filluar ta shtrijë aktivitetin e saj të frytshëm në fushën e muzikës, duke krijuar edhe kolona zanore për industrinë filmike, bën të ditur Kabllogrami.

Dua Lipa, ka postuar fotografi nga xhirimet e videoklipit të saj të fundit, “Swan Song”, që njëkohësisht do të jetë kolonë zanore e filmit me buxhet të lartë, “Alita”.

Klipi duket se do të jetë shumë artistik dhe do ta sjellë Duan duke aktruar, derisa kënga lansohet për publikun mbarë botërorë këtë të enjte më 24 janar. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë