Dua Lipa kap majet e suksesit në botë në 2018

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka arritur majat e suksesit në botë derisa pёrmes njё postimi nё instagram ka falenderuar tё gjithё pёrkrahёsit e saj për një vit të mrekullueshëm, transmeton Kabllogrami

Së fundmi, revista “Vogue” ka zgjedhur që imazhi i artistes tonë të jetë në coverin e muajit janar, ku edhe dha një intervistë për të.

Dhe tani, Dua me anë të disa postimeve të hedhura në Instagram tregon rezultatet e arritura përgjatë këtij viti

për vitin 2018 në Muzikë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1.Femra më e transmetuar sipas Spotify në Angli.

2.Femra më e transmetuar sipas Spotify globalisht

3.Femra me albumin më të transmetuar globalisht

4.Albumi më i kërkuar në Spotify globalisht

5.Femra më e kërkuar në Apple Music në Angli

6.Albumi më i transmetuar në Apple Music

7.Gjithsej, 5.3B transmetime.

“Faleminderit për vitin më të pabesueshëm, shihemi në vitin 2019 për më shumë argëtim”, janë fjalët e Dua Lipës me të cilat ka falenderuar tё gjithё pёrkrahёsit e saj për një vit të mrekullueshëm./©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë