Edi Kazani vazhdon ‘luftën’ me Metën: Cakaj është të paktën 1000 herë më i ditur se ti

Pas kundërpërgjigjes së presidentit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama ka vazhduar “luftën” në rrjetet sociale, duke i dalë edhe një herë në mbrojtje kandidatit të tij për ministër të Jashtëm, Gent Cakaj. Retorikë e njejtë me njeriun e Stanishiqit nga i cili këshillohet, derisa ta servojnë si akt të kryer ndarjen e Kosovës bashkë me Thaçin.

Rama ka shkruar se Meta paska nëpërkëmbur një djalë të ri.

E ai djalë i ri që përkrah ndarjen e Kosovës, ishte futur aty përmes sekserit veri-jug Baton Haxhiut, për ta arsyetuar më vonë Rama veten e tij, se jo unë,  por një kosovar në qeverinë time, për më tepër ministër i jashtëm, që njeh mirë edhe rrethanat përbrenda Kosovës, është pro dhe po legjitimon ndarjen e Kosovës.

Edi Kazani shkruajti në Twitter me retorikën e tij skajshmërisht rrugaçeske (kazançe): “Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës… Pupupu”.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i është kundërpërgjigjur reagimit Edi Ramës pasi vendosi të mos dekretonte emërimin e Gent Cakajt në postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Meta në profilin e tij në Facebook ka shkruar se përderisa jam unë president, integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm.

“Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”, shkruan Meta.

Kryeministri Rama ka reaguar fillimisht pas vendimit të Presidentit Meta për të mos dekretuar Cakajn, në stilin e tij të ‘kazanit’ (nocion të cilin e shpiku vet për të gjithë ata që merren me të bëmat e tij)  dhe e ka quajtur refuzimin e presidentit jo kushtetues dhe të turpshëm.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Evropën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm? Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, ka shkruar Rama në Twitter. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë