Rihapet Brezovica – FSK-ja shkatërron ortekët e borës

Pas vlerësimit të situatës nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, ekipet e Deminimit, me gjithë kushtet e vështira, kanë filluar punën më datë 02.02.2019 për largimin e ortekëve të rrezikshëm të borës në kompleksin turistik në Brezovicë.

Në një lartësi mbidetare mbi 2230 metra dhe mot të keq, ekipet e Kërkim-Shpëtimit dhe të Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë realizuar me sukses misionin e tyre për largimin e ortekëve të borës.

Së pari shkatërruan ortekun e parë me eksploziv, i cili paraqiste rrezik të madh për krijimin e një orteku edhe më të madh dhe shumë të rrezikshëm për qytetarët.

Për shkak të motit shumë të vështirë dhe erërave të forta, deri në 60km/h, operacioni është dashur të ndërpritet disa herë. Operacioni ka vazhduar më datën 04.02.2019, me ç ‘rast është larguar edhe orteku i dytë. Sipas vlerësimeve për momentin nuk ka rrezik potencial për lëvizje të ortekëve, mirëpo duke u bazuar në kushtet atmosferike të cilat mbretërojnë në këtë pjesë mund të krijohen ortekë të cilët mund të paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë