PDK e AAK në garë për të udhëhequr me ATK-në

Në fillim të muajit janar pritet të nisin intervistimet për pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Siç bën të ditur gazeta Koha Ditore nga burime të saj rrethin e parë e kanë kaluar mbi 10 kandidatë të cilët pritën t’i nënshtrohen testit me gojë në javën e parë të muajit janar.

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj është njëri nga kandidatët që ka kaluar në rrethin e parë dhe që pritet t’i nënshtrohet testit me gojë.

Edhe njerëz të afërt me AAK-në po e synojnë këtë post. Dardan Stublla është bashkëshorti i këshilltares se kryeministrit Haradinaj, Meliza Haradinaj. Stublla është një nga kandidatë e ftuar për itnervistim.

Në garë për këtë pozitë është drejtori Sakip Imeri.

Siç ka mësuar gazeta pjesë e garës janë edhe tre kandidatë që aktualisht punojnë në Ministrinë e Financave. Ismet Aliu, Afim Qela e Petrit Popova janë zyrtarët e kësaj ministrie që po e synojnë këtë post.

Siç njofton Koha Ditore, për pozitën e drejtorit të ATK-së, për në intervistë janë ftuar dhe Besim Ahmetaj, Isen Lipovica, Ruzhdi Zeqiri, Hamit Mulaj, Murat Mehmeti, Hamdi Hoxha e Adriana Latifi.

ATK e pati hapur edhe rreth një muaj me parë konkursin për drejtor të ATK-së, në të cilin pati konkurruar edhe ish-ministri, Astrit Haraqija por ky konkurs ishte anuluar. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë