Engel: Mos-liberalizimi është tradhti e premtimeve të BE-së

Sot, pёrmes një postimi në Twitter, Engel ka thënë se Kosova ka bërë çdo gjë që i ka kërkuar BE-ja lidhur me kushtet për liberalizim, bёn tё ditur Kabllogrami.

Senatori republikan Eliot Engel ka thënë se është i zhgënjyer me komisionarin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn për deklaratën se liberalizimi i vizave është shtyrë deri në vitin 2020.

“I zhgënjyer nga komisionari i BE-së, Johannes Hahn që tha se liberalizimi i vizave për Kosovën do të shtyhet përsëri. Kosova ka bërë çdo gjë që i është kërkuar nga BE-ja. Refuzimi i liberalizimit të vizave është tradhti e premtimeve që ka bërë BE-ja”, ka thënë Engel në njё postim tё sotshёm nё Twitter. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë