Fadil Vokrri me statusin e ‘Qytetarit me Merita të Veçanta’, familja pёrfiton 1.000 Euro nё muaj

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës, pas propozimit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka miratuar vendimin për njohjen e statusit të ‘Qytetarit me Merita të Veçanta’ për legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për kontributin dhe promovimin e sportit, transmeton Kabllogrami

“Sot Qeveria e Kosovës mori vendim për njohjen e statusit të qytetarit me merita të veçanta për Fadil Vokrrin, për kontributin e tij që ka dhënë në promovimin e sportit. Në bazë të propozimin të bërë, në baza mujore familjes së tij do t’i ndahen mjete financiare në vlerë prej një mije euro”, sqaroi ministri Gashi.

Duke e vlerësuar lart kontributin e Fadil Vokrrit i cili me angazhimin e tij, bёri qё futbolli i Kosovës tё jetё i njohur ndërkombëtarësht, ministri ka thënë se “Fadil Vokrri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës, qoftë si futbollist aktiv, e mandej edhe si udhëheqës sportiv. Me angazhimin e tij kemi ardhur deri në këtë dite, kur futbolli i Kosovës është i ndërkombëtarizuar plotësisht.”

Gjithashtu ministri vendim e Qeverisë e vlerësoi si mirënjohje shtetërore.

“Ky vendim është një vlerësim dhe mirënjohje shtetërore për legjendën Vokrri, ka thënë ministri Gashi.” /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë