Facebook, tani i gatshëm edhe për video komunikim

Pajisjet mendohet të kenë kamera IA me kënde të gjera që mund t’ju ndjekin nëpër dhomë apo zyrë, kështu që mund të bisedoni me miqtë dhe familjen edhe gjatë kohës që jeni duke pastruar dhomën tuaj ose duke bërë diçka tjetër, raporton Kabllogrami

Facebook më në fund zbulon pajisjen e saj për video chat të quajtur “Portal”.

Fillimisht u tha se kompania duhej ta prezantonte pajisjen gjatë konferencës së saj vjetore F8 në Maj të këtij viti, por zbulimi u shty për shkak të të gjitha skandaleve që rrjeti social u përball gjatë disa muajve të fundit, raporton Kabllogrami.

Tani, rrjeti social duket se është gati të prezantojë pajisjen në dy versione. Më e madhja prej tyre do kushtojë rreth 400 dollarë, ndërsa ajo më e vogla do të kushtojë afërsisht 300 dollarë. /©kabllogrami.com/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë