Ҫ’farë moti pritet të kemi sot në Kosovë

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i freskët, por në intervale të ndryshme s’do të mungojnë as rrezet e diellit, kurdo që retë do ta lejojnë një gjë të tillë.

Sipas Institutit Hidro-Meteorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në vende të kufizuara reshjet do të jenë në formë stuhie dhe me mundësi për reshje breshëri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë celsius.

Do të fryjë erë herë–herë me vrull nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-12m/s. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë