Fitorja e VV: Shpend Ahmeti do të përfundojë si Alma Lama

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka komentuar angazhimin e Shpend Ahmetit në ekipin negociator për dialogun me Serbinë, që ajo i është referuar ‘i ashtuquajturi ekip negociator’.

Ajo, për emisionin Frontal të T7, ka thënë se Hashim Thaçi do ta përdor Shpend Ahmetin për aq sa i duhet dhe në fund do ta hedh ashtu siç ka vepruar edhe me ish-deputeten e LVV-së, Alma Lama, të cilën e ka shkarkuar nga pozita e ambasadores në Itali.

Pacolli ka thënë që kjo është e pritur nga një president si Thaçi, mirëpo është e habitur që Shpend Ahmeti e ka pranuar një detyrë të tillë.

“Kam besuar që Shpend Ahmeti është më i menqur që ta kuptojë praktiken e vazhdueshme të Thaçit për përdorimin e njerëzve, aq sa i duhen”, ka thënë Pacolli. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë