Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot anëtarë të Bordit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës, me të cilët ka biseduar për mundësitë e mëtejmë të ngritjes së këtij arti, raporton Kabllogrami.
“Baleti Kombëtar i Kosovës është pjesë e identitetit tonë kulturor dhe në historinë e tij gjysmë shekullore ka arritur suksese impresive edhe në arenën ndërkombëtare” ka shkruar Haradinaj pёr takimin me zyrtarё tё Baletit tё Kosovёs.
“Me përfaqësuesit e Bordit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës, biseduam për mundësitë e ngritjes së mëtejme të këtij arti, si një nga parametrat e vlefshëm të Kosovës në botë” ka shkruar tutje Haradinaj.
“Qeveria e vendit do t’i kushtojë vëmendjen e merituar këtij institucioni, që baleti ynë të vazhdojë punën e tij sipas dinamikave të parapara”, ka shkruar Haradinaj nё fund tё postimit tё tij në rrjetin social Facebook. /©Kabllogrami/