“Fusha e mëllenjave”, premierë kombëtare në natën e hapjes së PriFest

Filmi debutues i regjisores Arzana Kraja “Fusha e mëllenjave” do të jetë filmi që do të shënojë hapjen zyrtare të edicionit të 11 të PriFest, në natën solemne të datës 16 korrik në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Shtëpia filmike Circle Production ka vendosur që rrugëtimin e filmit, shfaqjen e parë publike, si premierë kombëtare jashtë programit konkurrues, ta fillojë në Kosovë duke e dhënë atë para publikut Kosovarë në PriFest.

Vjosa Berisha, kryesuese e festivalit shprehet e kënaqur me faktin se PriFest do të sjell përsëri një prodhim Kosovar në natën solemne të hapjes. Edhe Arzana Kraja, regjisore e filmit, shprehet e lumtur për faktin që filmi do të prezantohet para publikut vendor, përcjell koha.net.

Filmi “Fusha e mëllenjave” është prodhim I vitit 2019 nga shtëpia Circle Production me përkrahje nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuar me Britaninë e Madhe dhe Shqipërinë. Producent i filmit është Besnik Krapi, regjisore dhe skenariste Arzana Kraja dhe në rolet kryesore janë: Shkumbin Istrefi, Astrit Kabashi, Melihate Qena, Abdinaser Beka, Ilire Vinca, Art Lokaj, Çun Lajçi, Xhevat Qorraj, Adem Karaga, Irena Cahani, Xhevdet Doda, Shengyl Ismajli, Ilir Prapashica.

PriFest fillon me datën 16 korrik. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë