Interesante: Greqia brenda 12 orësh dje u godit nga 10,000 rrufe

Më shumë se 10,000 vetëtima goditën dje Greqinë brenda 12 orësh, njoftoi sot Observatori Kombëtar ZEUS në Athinë, përcjell Kabllogrami.

Stuhitë janë të shpeshta në qershor në Greqi, por rrallë ndodh që numri i tyre të jetë kaq i madh.

Një stuhi e madhe ndjekur me vetëtima është parashikuar edhe për sot, veçanërisht në pjesë të Maqedonisë Perëndimore dhe në zonat malore.

Përndryshe, stuhia e ndjekur nga vetëtimat goditi dje edhe Dalmacinë dhe Sllavoninë në Republikën e Kroacisë, ku u regjistruan edhe aty me mijëra rrufe. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë