Gjykata e Apelit lë në paraburgim për dy muaj të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër vazhdimit të masës së paraburgimit prej dy muajsh për të pandehurit Nedeljko Spasojeviq, Marko Rosiq dhe Dragisha Markoviq, të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 21.12.2018, sipas të cilit kjo masë do të zgjasë deri më 23.02.2019.

Sipas prokurorisë, dy tё akuzuarit e parё – si pjesë e një grupi kriminal kanë kryer veprën ‘ndihmë në vrasje të rëndë’. Ndërsa i pandehuri Markoviq po ashtu si anëtar i grupit, dyshohet të këtë kryer veprën penale të ’zbulim të fshehtësisë zyrtare’.

Sipas kumtesës për media, Gjykata e Apelit gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tё akuzuarёve. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë