Janё bёrё publike pamjet e Samsung Galaxy S10+ /Video/

Që nga Konferenca e Zhvilluesve tё Samsungut, në internet kanë qarkulluar shumë lajme e spekulime në lidhje me atë se si do të duket dyshja e re Galaxy S10.

Sot, një set fotografish (jozyrtare) në një video është publikuar duke zbuluar se si do të duket Galaxy S10+, shkruan neowin, transmeton Koha.net. Fotografitë i kanë publikuar OnLeaks dhe 91Mobiles.

Siç mund të shohim nga videoja, Galaxy S10+ duket se nuk do të vijë me ekranin Infinity-O ashtu siç pritej dhe në vend të kësaj ai posedon diçka pak më ndryshe.

Gjithashtu, mund të shohim se Galaxy S10 do të ketë dy kamera në pjesën e përparme dhe tri kamera në pjesën e pasme. /©Kabllogrami/

Për më tepër, mё poshtё mund tё shikoni videon:

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë