Grabitet TEB banka në Ҫagllavicë, të shtëna edhe me armë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në filialin e bankës TEB në Çagllavicë, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke treguar se informatën për grabitjen e armatosur në filialin e bankës në Çagllavicë e ka marrë rreth orës 15:00.

Sipas policisë, dyshohet se grabitja u krye nga katër persona, të cilët u larguan me një automjet dhe akoma gjenden në arrati, transmeton koha.net.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore. Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga katër persona të dyshuar dhe të armatosur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë e cila është identifikuar nga ana e policisë.

Sipas disa burimeve, ka pasur edhe të shtëna me armë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë