Moti në ditët e para të gushtit në Kosovë

Sipas Prishtina weather, ditëve të para të muajit gusht vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë, e nga Afrika veriore do të depërtojnë rryma të nxehta ajrore, që do të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe të nxehtë.

Mirëpo, orëve të pasdites mbeten mundësi për riga lokale shiu me bubullima, kryesisht rreth viseve malore”, thekson ky shërbim i meteorologjisë.

Ditët e para të muajit gusht pritet të jenë me mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Në fundjavë, rënie e lehtë e temperaturave dhe reshje lokale shiu, parashikon “Prishtina Weather”.

Në fundjavë, sipas Prishtina Weather, priten “turbullira nga Europa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që pritet të sjellin mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi, e masa më të freskët ajrore, që do të depërtojnë nga verilindja e kontinentit do të zbresin lehtë temperaturat përreth vlerave mesatare”.

Parashikimi për ditët 1-5 gusht:

1.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

2.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

3.08-4.08 – Të shtunën kryesisht me vransira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. DItën e diel, pjesërisht vranët, e pasdite mundësi për riga lokale shiu.

5.08 – Kryesisht me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten mbi vlera mesatare, e në fundjavë do të pësojnë rënie. Minimale do të luhaten nga 13C deri në 18C, e ato maksimale, do të rriten në 30C deri 33C, e në fundjavë do të zbresin deri në 26C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare krahu veriore 2-7m/s.

Shtypja atmosferike gradualsiht do të zbres nën vlera normale.

©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë