Pas divorcit blen shtëpi të re 8 milionë dollarëshe

Aktorja e njohur nga Hollywoodi, Jennifer Garner, ka blerë një shtëpi të re pasi finalizoi divorcin me ish-bashkëshortin, aktorin e famshëm Ben Affleck në nëntor.

Aktorja e famshme u largua nga shtëpia që mbante me Affleckun dhe zgjodhi një shtëpi të re në lagjen Brentwood të Los Angelosit.

Ajo e bleu shtëpinë e re për 7.9 milionë dollarë. Rezidenca është ndërtuar në vitin 1930 dhe ka katër dhoma e 3 banjo, hapësirë e mjaftueshme për të tre fëmijët e saj Violet, 13 vjeç, Seraphina, 10 vjeç dhe Samuel, 6 vjeç, që i ka me aktorin, bën të ditur oranews.

Garner dhe Affleck shitën shtëpinë e tyre të përbashkët me 9 dhoma gjumi, 14 banjo që e blenë në mars të vitit 2009.

Ata u ndanë në qershor të vitit 2015 pas 10 vitesh martesë. Të dy paraqitën kërkesat për divorc pothuajse dy vjet më vonë në prill të vitit 2017. Marrëveshja e plotë për kujdestarinë e fëmijëve u arrit në nëntor të vitit të kaluar, kur Affleck doli nga qendra e rehabilitimit. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë