Haradinaj deklarohet pas takimit me kancelaren Merkel

Kryeministri i Kosovës e ka falënderuar kancelaren gjermane për siҫ thotë ai, mbrojtje të territorit të Kosovës, si dhe ka ripërsëritur për ku me ditë për të satën herë, se ka marr konfirmimin gjerman për heqjen e vizave, por kur do të ndodh heqja e njëmendët e vizave, mbase këtë s’e di më as kryeministri.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka përfunduar takimin me kancelarin gjermane Angela Merkel.

“I nderuar me ftesën e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Berlin, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në rajonin tonë dhe për nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Sa i përket dialogut me Serbinë theksova se ne jemi për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse, ligjërisht obliguese, përfshirë njohjen reciproke, në kufijtë ekzistues”, ka njoftuar Haradinaj.

Ai gjithashtu ka thënë se e ka falënderuar për qëndrimin e saj sa i përket sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Me këtë rast e falenderova Kancelaren Merkel për konsistencën e shtetit gjerman sa i përket mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe për vendimin e Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës të cilët, ndonëse i përkasin popullit më proeuropian, gjatë kohë janë mbajtur të izoluar”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Nga kancelarja Merkel, thotë tutje Haradinaj, mora konfirmimin se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë