Takohen Kurti e Minxhozi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ndërsa diskutuan për situatën me pandeminë COVID-19, bashkëpunimin ekonomik e energjinë.

Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se ata diskutuan edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e luftimit të koronavirusit por edhe aspekteve tjera ekonomike në veçanti.

Kryeministri në detyrë Kurti dhe ambasadori Minxhozi diskutuan poashtu edhe mbi rezultatet  e masave të vendosura nga dy qeveritë dhe mbi numrin e infektimeve

Të dy bënë thirrje për kujdesin që duhet kushtuar në vazhdim dhe në vazhdimësi pasi pandemia vijon të jetë aktive.

Temë tjetër e diskutimit përgjatë takimit ishte bashkëpunimi bilateral ekonomik, rritja e qarkullimit të mallrave dhe prodhimeve, si dhe faktorët që duhet ta nxisin këtë qarkullim.

Mbi bashkëpunimin në mes dy vendeve u diskutua edhe në fushën elektro-energjetike, pas pavarësimit elektro-energjetik të Kosovës nga Serbia dhe bashkëngjitjes në Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri, si dhe funksionalizimit të interkonjeksionit 400 kV në mes Kosovës dhe Shqipërisë pas më shumë së 6 vjetëve.

Kryeministri në detyrë Kurti dhe ambasadori Minxhozi  u zotuan për mbështetje të plotë dhe të vazhdueshme ndaj nevojave dhe kërkesave të të dy vendeve.

©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë