Ikja e mjekëve në vendet e BE-sё po rrezikon shëndetësinë në Kosovë

“Na vjen keq prej pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës, neve po na neglizhojnë institucionet e Kosovës. Me datën 20 të këtij muaji mbahet këshilli i sindikatës. Nuk shkon më kështu”, ka thёnё Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla sot në një intervistë për RTK, pёrcjell Kabllogrami

Syla, ka thёnё se muaji janar do të i gjejë mjekët me revoltë të përgjithshme.

Sipas tij deri më tani 110 kërkesa janë për të dalë në shtetet e jashtme. “Nëse në Gjermani kalon ligji për emigracionin, lehtësohen procedurat për të punuar në Gjermani. Nuk e di, do të ndodhë Shqipëria këtu. Nga Shqipëria kanë ikur shumë mjekë e infermierë”, tha ai.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla

Syla bëri me dije se për çdo ditë po na ik nga një mjek nga Kosova. “Edhe në vendet e rajonit ka krizë të mjekëve”, tha ai.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë Blerim Syla ka kërkuar përmirësim të kushteve për mjekët. “Kërkojmë investime në kushtet e punës, kërkojmë dinjitet të mjekut”, deklaroi ai. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë