Krimineli Daçiq mohon gjenocidin dhe ironizon kundër liberalizimit të vizave për kosovarët

Krimineli Daҫiq që po të kishte drejtësi sot do të duhej të ishte në burg, e jo të mbajë poste publike në Serbi, e kjo edhe për meritë të Thaҫit, ka ofenduar studentët francezë kur e kanë pyetur për gjenocidin serb, në stilin “sulmi mbrojtja më e mirë”, duke mohuar gjenocidin serb në luftërat e fundit, njëherit duke i paraqitur gjenocidbërësit (serbët) si viktimë, transmeton Kablogrami.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Dacic i është përgjigjur me ashpërsi një studenti francez i cili gjatë një ligjërate e ka pyetur kriminelin Daҫiq për gjenocidin që e ka bërë Serbia.

Ivica Dacic u ka folur anëtarëve të organizatës studentore “BBE-Bourgogne Balkan Express” të Fakultetit të shkencave politike Sciences Po në Paris.

RTV.rs bën të ditur se kur një student e ka pyetur për gjenocidin e paradokoshëhm, të cilin e ka bërë Serbia, Daҫiq ka qenë i ashpër dhe ka pyetur kush po thotë se Serbia ka bëtë gjenocid dhe se kjo është pyetje e pavend, sidomos duke pasur parasysh viktimat serbe në Luftën e Dytë Botërore.

“Kjo është dëshmi se sa jeni të indoktrinuar dhe se nuk mendoni racionalisht”, ka thënë krimineli Daҫiq, duke shtuar se “mos serbët kanë bërë gjenocid ndaj vetes, duke pasur parasysh se në vendet në rrethinë kanë mbetur më pak se sa kanë qenë.

Duke folur se si shqiptarët ‘po e bëjnë punën e tyre’, duke krijuar, sipas tij “Shqipërinë e madhe’, Daҫiq është shprehur me cinizëm të papërmbajtur ndaj tyre.

“Nëse (shtetet perëndimore) i duan kaq shumë, pse nuk ua jepni liberalizimin e vizave? Pse jeni kaq cinikë. Ja, ne po angazhohemi që Kosovës t’ia jepni liberalizimin e vizave. Ne pastaj do t’ua paguajmë autobosët, nuk ka problem”, ka thënë ai, duke aluduar në largimin e shqiptarëve nga Kosova.

Duhet kuptuar mirë se kjo retorikë e përdorur ditë më parë edhe nga presidenti serb Vuҫiq, është propagandë e poshtër serbe që bëhet kundër liberalizimit të vizave për kosovarët, duke frikësuar vendet e BE-së se do të ketë egzod të kosovarëve drejt BE-së, shkruan Kabllogrami. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë