Ilir Deda: Meta i dha një goditje të fortë planit për ndarjen e Kosovës

Në përplasjen për mos dekretimin e Gent Cakajt si Ministër të Jashtëm të Shqipërisë, është përfshirë edhe deputeti i Alternativës, Ilir Deda.

Derisa ne në Kosovë po përballemi me kolaps të shërbimeve komunale që si po duket janë zënë në befasi me rënien e borës, ka shkruar Deda, në Shqipëri po bëhet beteja për kufijtë e Kosovës.

“Gent Cakaj është pa mëdyshje një i ri me shumë perspektivë dhe me arsim superior. Por nuk mundet një shqiptar i Kosovës, si Ministër i Jashtëm të Shqipërisë, të bëhet pjesë e politikës së ndarjes së Kosovës. Presidenti Ilir Meta sot i dha një goditje të fortë atij plani, goditje që ende nuk u dha në Kosovë”, ka shkruar Deda në Facebook. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë