Në Turqi vazhdon të rritet numri i njerëzve që braktisin fenë

Në Turqi, gjithmonë e më shumë njerëz po i kthejnë shpinën fesë. Sondazhet e fundit tregojnë se numri i ateisteve është rritur dhe faji për këtë duhet kërkuar sipas eksperteve, tek politikat e Erdoganit.

Qarqet konservatore fetare në vend pretendojnë se shoqëria turke është e përberë 99% prej myslimaneve.

Edhe Ministria për Çështje Fetare DIYANET, në të dhënat e publikuara ne 2014-ën, thoshte se 99,2 % e popullatës së Turqisë deklarohen si myslimane.

Por anketimi i realizuar nga instituti prestigjoz për hulumtimin e opinionit, Konda, tregon se numri i njerëzve qe e quajnë veten ateistë është gjithmonë e më i madh, transmeton TCH.

Parë nga të dhënat e Institutit, numri i ateisteve është trefishuar këto 10 vitet e fundit, ndërsa përqindja e atyre që deklarohen si myslimanë ka renë nga 55 në 51 %. Studiues të teknologjisë thonë se feja islame është më shumë sesa thjesht një ritual.

“Nëse një njeri është fetar apo jo, kjo duhet të varet edhe nga përkatësia e tij etnike apo vlerat që përfaqëson. Nëse e shohim vetëm nga praktikimi i besimit, atëherë në Turqi janë myslimanë vetëm rreth 60 % e njerëzve”, thonë ata.

Erdogani ka për qëllim që te ushtrojë presion ndaj njerëzve që ta pranojnë këtë lloj besimi, ndaj si shenjë revolte shumë prej tyre janë larguar nga feja, thotë, Selin Özkohen kryetari i shoqatës së ateistëve, i cili shton se një nga arsyet perse sondazhet tregojnë këto shifra sot është se turqit po bëhen me të guximshëm, e po deklarohen ateiste. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë